Kearns reagon për sul*min në Ibër-Lepenc, thotë se lënia e lirë e Radojcicit nga Serbia inkurajon të tjerët

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor, duke thënë se sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike, shkruan Gazeta Express. Kearns ka thënë se dështimi i shtetit të Serbisë për ta arrestuar Milan Radojicicin

dhjetor 3, 2024 - 16:15
 0
Kearns reagon për sul*min në Ibër-Lepenc, thotë se lënia e lirë e Radojcicit nga Serbia inkurajon të tjerët
kearns-reagon-per-sul*min-ne-iber-lepenc,-thote-se-lenia-e-lire-e-radojcicit-nga-serbia-inkurajon-te-tjeret

kearns-reagon-per-sul*min-ne-iber-lepenc,-thote-se-lenia-e-lire-e-radojcicit-nga-serbia-inkurajon-te-tjeret

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor, duke thënë se sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike, shkruan Gazeta Express.

Kearns ka thënë se dështimi i shtetit të Serbisë për ta arrestuar Milan Radojicicin dhe për ta deportuar në Kosovë atë dhe të tjerët që kanë qenë të përfshirë, inkurajon dhe të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.