KDI mban diskutime mbi Ligjin për Lobim dhe financat politike në kuadër të konferencës “Rinia për integritet politik”
KDI mban diskutime mbi Ligjin për Lobim dhe financat politike në kuadër të konferencës “Rinia për integritet politik” Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në shënim të 9 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, sot mbajti ditën e dytë të konferencës “Rinia për integritet politik”. Gjatë kësaj dite u zhvilluan dy panele të rëndësishme me temat
KDI mban diskutime mbi Ligjin për Lobim dhe financat politike në kuadër të konferencës “Rinia për integritet politik”
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në shënim të 9 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, sot mbajti ditën e dytë të konferencës “Rinia për integritet politik”.
Gjatë kësaj dite u zhvilluan dy panele të rëndësishme me temat “Ku mbeti Ligji për Lobim” dhe “Financat politike dhe trendet e fushatave online në Kosovë.”
Në panelin e parë – përfaqësues nga subjektet politike, diskutuan rreth nevojës për Ligjin për Lobim, vullnetin e subjekteve politike për një ligj të tillë, si dhe transparencën në financimin e partive politike.
Menaxheri i projektit në KDI, Plator Avdiu, ka potencuar rëndësinë e një ligji të tillë dhe elementet që do të duhej përfshirë në mënyrë që të rritet transparenca e financimit të partive politike.
Ndërkohë, Diana Metushi Krasniqi nga KDI shtjelloi analizën për nevojën e Ligjit për Lobim si një mekanizëm kyç për të forcuar integritetin institucional.
Ndërsa përfaqësuesit e partive parlamentare paraqiten vizionin e tyre rreth një ligji për lobimin duke premtuar përkushtimin e tyre për hartimin e tij.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës- Blerta Deliu Kodra ka folur rreth mundësisë për të pasur një ligj gjatë legjislaturës së ardhshme.
“Sa i përket objektivave të PDK-së, e kuptojmë prioritetin e kësaj çështje. Nuk e di saktësisht nëse është pjesë e planit të PDK-së”, ka thënë ajo duke shtuar se kjo edhe varet prej perspektivës së partisë që merr shumicën në Parlament.
Tutje , deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës – Driton Selmanaj ka theksuar se partia e tij do të angazhohet që kjo çështje të rregullohet me modalitete që mund të marrin si shembuj nga BE dhe SHBA duke shtuar se
“Nuk është prioritet i joni, por do të angazhohemi që nëse jemi pjesë e shumicës parlamentare, të angazhohemi që ta gjejmë një modalitet që i përshtatet Kosovës”.
Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Besnik Tahiri ka folur për rëndësinë e plotësimit të legjislacionit që rrit transparencën e financimit të partive politike.
Ai konfirmoi se Ligji për Lobim nuk është aktualisht prioritet për Grupin Parlamentar të AAK-së dhe nuk është diskutuar deri tani, por shtoi se do të angazhohen për ta përfshirë në agjendën legjislative në të ardhmen.
Kërkohet më shumë transparencë dhe llogaridhënie në financat e partive politike
Në panelin e dytë, ku është diskutuar për financat politike dhe trendet e fushatave online në Kosovë, u verësua se nevojiten kontrolle më rigoroze të financimit dhe shpenzimit të subjekteve politike.
Eugen Cakolli, menaxher i programit në KDI, prezantoi gjetjet e punimit “Kuletat e partive kryesore politike në Kosovë 3.0”, që si raport, analizon raportet vjetore financiare të subjekteve politike dhe ofrohen rekomandime, në prag të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Konferenca e sotme e KDI-së përmbyll aktivitetet e organizuara me rastin e 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsion.