Katër raste të dhu*nës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Klinë, Gjakovë dhe Vushtrri. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person u arrestua në Prishtinë nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten. “Prishtinë / 07.02.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht


Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Klinë, Gjakovë dhe Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person u arrestua në Prishtinë nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten.
“Prishtinë / 07.02.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse, në Klinë dy viktima- një prej tyre fëmijë u dërguan në Spital pasi dyshohen se u sulmuan nga i dyshuari i cili gjendet në arrati. Rasti u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Ndërsa, në Gjakovë u arrestua një burrë nën dyshimin se sulmoi fizikisht bashkëshorten.
“Gjakovë / 08.02.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka refuzuar të pranoj trajtim mjekësor si dhe dërgohet në strehimore. I është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm nga policia, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar te prindërit e saj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, në Vushtrri u arrestuar i dyshuari se ka shqetësuar bashkëshorten e tij.
“Vushtrri / 07.02.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që i njëjti ka shqetësuar bashkëshorten e tij viktimën femër/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.