Katër nga të lënduarit në Koçan sot do të lirohen nga spitali Pirogov i Sofjes
Katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtoheshin në spitalin Pirogov të Sofjes, sot do të lirohen për mjekim shtëpiak, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Maja Argirova, udhëheqëse e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në spital, thotë se të katër pacientët janë në gjendje të mirë, transmeton Portalb.mk. “Gjatë ditës […]


Katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtoheshin në spitalin Pirogov të Sofjes, sot do të lirohen për mjekim shtëpiak, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Maja Argirova, udhëheqëse e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në spital, thotë se të katër pacientët janë në gjendje të mirë, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë ditës së sotme pritet që katër pacientë të kthehen nga trajtimi në spitalin “Pirogov” në Republikën e Bullgarisë”,.
“Janë dhënë udhëzime për trajtim të mëtejshëm, është duke u bërë monitorimi laboratorik i gjendjes së tyre klinike dhe në varësi të gjendjes do të vlerësohet një fazë e re e mundshme kirurgjikale”, tha Argirova në një deklaratë për agjencinë bullgare të lajmeve BTA.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalet në vend po trajtohen 7 pacientë nga të lënduarit në Koçan, ndërsa jashtë vendit janë hospitalizuar 64 pacientë.
Aktualisht, në spitalet e vendit janë të shtruar gjithsej shtatë pacientë nga personat e lënduar në tragjedinë në Koçan, prej të cilëve 4 pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, 1 pacient në Klinikën e Toksikologjisë dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.
Në qendra mjekësore jashtë vendit janë hospitalizuar 64 pacientë.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë tha se aktualisht po bëhet kategorizimi i pacientëve sipas nevojave për rehabilitim, me qëllim të sigurimit të trajtimit të duhur të mëtejshëm për të lënduarit.
Nga Spitali i Pirogovit thonë se edhe katër pacientë të tjerë të cilët janë transferuar pas zjarrit në Koçan janë në trajtim.
Për pacientët që qëndrojnë në trajtim, nga qendra e shtypit e spitalit thonë se janë në gjendje të rëndë por stabile dhe janë në terapi intensive. Ata shtojnë se janë duke u bërë ndërhyrje të shumta për rikuperimin e tyre.
Pas zjarrit që shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit në të ashtuquajturën kabare “Puls” 15 pacientë u transportuan drejt Bullgarisë. Tetë pacientë u shtruan në spital në Pirogov, një spital që ka një nga qendrat më të mëdha të trajtimit të djegieve në rajon.
Kujtojmë se dje ndërroi jetë një tjetër pacient që po trajtohej në Lituani, duke u bërë viktima e 61-të e tragjedisë në Koçan.
Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.