Kallëzim penal ndaj drejtorit të ndërmarrjes publike në Dellçevë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Zyra e jashtme për çështje kriminale në Dellçevë ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Dellçevë kundër S.S.(60) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 dhe “pakujdesi gjatë punës” nga neni 354, i Kodit penal, transmeton Portalb.mk. […]


Zyra e jashtme për çështje kriminale në Dellçevë ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Dellçevë kundër S.S.(60) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 dhe “pakujdesi gjatë punës” nga neni 354, i Kodit penal, transmeton Portalb.mk.
I pandehuri, drejtor i Ndërmarrjes Komunale “Bregallnica”-Dellçevë, në periudhën prej datës 31.07.2024 deri më 24.03.2025, ndonëse ka ditur dhe ka qenë i obliguar ta dijë, në disa raste u ka lejuar punonjësve të drejtojnë automjete zyrtare të cilat teknikisht nuk janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të regjistruara.
“Policët nga SPB Dellçevë gjatë kontrollit kanë konstatuar se automjetet nuk janë regjistruar për një kohë të gjatë dhe janë lëshuar disa urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë të përgjithshme prej 50.909 denarë, të cilat i ka paguar i pandehuri. Në atë mënyrë S.S i ka shkaktuar dëm ndërmarrjes publike për shumën e deklaruar prej 50.909 denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.