Ish-Koloneli i FSK-së: Ushtria e Kosovës mund të bëhet pjesë e NATO-s vetëm me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, për “Front Online” ka vlerësuar 6 vitet e fundit të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se rezultatet janë shumë pozitive. Ai e vlerëson angazhimin dhe përkushtimin e ushtarakeve të FSK-së, të cilët kanë kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë deri në nivelin që jemi sot. “6 vite

dhjetor 14, 2024 - 09:15
 0
Ish-Koloneli i FSK-së: Ushtria e Kosovës mund të bëhet pjesë e NATO-s vetëm me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar
ish-koloneli-i-fsk-se:-ushtria-e-kosoves-mund-te-behet-pjese-e-nato-s-vetem-me-ndihmen-e-partnereve-nderkombetar

ish-koloneli-i-fsk-se:-ushtria-e-kosoves-mund-te-behet-pjese-e-nato-s-vetem-me-ndihmen-e-partnereve-nderkombetar


Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, për “Front Online” ka vlerësuar 6 vitet e fundit të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se rezultatet janë shumë pozitive.

Ai e vlerëson angazhimin dhe përkushtimin e ushtarakeve të FSK-së, të cilët kanë kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë deri në nivelin që jemi sot.

“6 vite të zhvillimi të FSK, që mund të shihet se ka rezultate shumë të mira. Këto zhvillime duhet falënderuar së pari ushtarakët e FSK me përkushtim kanë ngrite kapacitet këtu ku jemi”, thotë ai.

Sipas Veselit, qeveritë e tjera, përfshirë atë të tanishmen, nuk e kanë bërë prioritet rritjen e buxhetit për ushtrinë.

“Qeveritë tjera dhe kjo e fundit nuk e kanë pasur primare shtimin e buxhetit që FSK të ec edhe më shpejtë”, shprehet Veseli.

Ndërsa për vitin 2024, ai vlerëson rritjen e buxhetit të FSK-së, si një hap pozitiv.

“Përjashtim këtë vit që është rrit buxheti për 2% të GDP-së është e mirë”, vlerëson ai.

Veseli sugjeron që buxheti për ushtrinë duhet të rritet më shumë në vitet e ardhshme, deri në 5% për një periudhë prej 5 vitesh, për të siguruar forcimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

“Buxheti për FSK duhet të ngritët edhe më shumë deri në 5% së paku për 5 vite”.

Ai gjithashtu ka shtuar se anëtarësimi i FSK-së në NATO mund të realizohet kur politika kosovare të tregojë pjekuri dhe të konsolidojë partneritetet me miqtë ndërkombëtarë.

“Anëtarësimi në NATO do të ndodh kur politika kosovare tregon pjekuri dhe partneritet me miqtë”, përfundoi Veseli për “Front Online”.