Haxhiu: O e bëjmë qeverinë ne, o shkojmë në zgjedhje

“O e bëjmë qeverinë, o shkojmë në zgjedhje”, kështu është shprehur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën pas takimit të thirrur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. “Qeverinë mund ta bëjë VV-ja dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita ta bëjë qeverinë si e vetme, prandaj duke qenë kështu, o e bëjmë

Prill 8, 2025 - 15:15
 0
Haxhiu: O e bëjmë qeverinë ne, o shkojmë në zgjedhje
haxhiu:-o-e-bejme-qeverine-ne,-o-shkojme-ne-zgjedhje

haxhiu:-o-e-bejme-qeverine-ne,-o-shkojme-ne-zgjedhje

“O e bëjmë qeverinë, o shkojmë në zgjedhje”, kështu është shprehur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën pas takimit të thirrur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Qeverinë mund ta bëjë VV-ja dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita ta bëjë qeverinë si e vetme, prandaj duke qenë kështu, o e bëjmë qeverinë ne, o shkojmë në zgjedhje. Jemi të interesuar që ta bëjmë qeverinë dhe jam e bindur që do të bëhet”, tha ajo.

“Së pari është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ta zgjedh kryetarin apo kryetaren, dhe në anën tjetër nënkryetarët e saj. Pra është e rëndësishme që kjo të bëhet prandaj edhe qëllimi i këtyre takimeve është pikërisht të konstituohet kuvendi që të mos ketë vonesa në këtë drejtim”, ka thënë ajo