Hajdar Beqa: Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot

Kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka njoftuar se pas lajmit tragjik ku humbën jetën tre fëmijë në Jabllanicë të Dushkajës, dega e kësaj partie, ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot, transmeton Front Online. “Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega

shkurt 2, 2025 - 14:15
 0
Hajdar Beqa: Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot
hajdar-beqa:-ne-shenje-respekti-dhe-solidariteti-me-kete-tragjedi-qe-ka-prekur-gjithe-komunen-tone,-dega-e-pdk-se-ne-gjakove-ka-vendosur-te-pezulloje-te-gjitha-aktivitetet-zgjedhore-per-sot

hajdar-beqa:-ne-shenje-respekti-dhe-solidariteti-me-kete-tragjedi-qe-ka-prekur-gjithe-komunen-tone,-dega-e-pdk-se-ne-gjakove-ka-vendosur-te-pezulloje-te-gjitha-aktivitetet-zgjedhore-per-sot

Kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka njoftuar se pas lajmit tragjik ku humbën jetën tre fëmijë në Jabllanicë të Dushkajës, dega e kësaj partie, ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot, transmeton Front Online.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot”, tha ai.

Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me dhembje të thellë dhe shqetësim të madh kemi pranuar lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Dushkajës. Në këto momente zie, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre, që po përballen me një dhimbje të madhe.
Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot.
Në këto çaste të rënda, le të jemi të bashkuar në mbështetje të familjeve të prekura. Ngushëllime të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.