Grabitje në shtëpinë e kryetarit të Istogut: Ka tronditur thellë ndjenjën e sigurisë te unë dhe familja ime

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar lidhur me një akt vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e tij në Gurrakoc. Në një postim në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin e tij për këtë ngjarje të papranueshme, ku theksoi se veprimet e personave të paedukuar kishin shkaktuar dëmtime materiale dhe humbjen e

dhjetor 7, 2024 - 23:00
 0
Grabitje në shtëpinë e kryetarit të Istogut: Ka tronditur thellë ndjenjën e sigurisë te unë dhe familja ime
grabitje-ne-shtepine-e-kryetarit-te-istogut:-ka-tronditur-thelle-ndjenjen-e-sigurise-te-une-dhe-familja-ime

grabitje-ne-shtepine-e-kryetarit-te-istogut:-ka-tronditur-thelle-ndjenjen-e-sigurise-te-une-dhe-familja-ime

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar lidhur me një akt vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e tij në Gurrakoc.

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur shqetësimin e tij për këtë ngjarje të papranueshme, ku theksoi se veprimet e personave të paedukuar kishin shkaktuar dëmtime materiale dhe humbjen e një pjese të rëndësishme të trashëgimisë familjare, që ka vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për të dhe familjen e tij. Ferati e cilësoi këtë akt si një shkelje të sigurisë, duke theksuar se ka tronditur ndjeshëm jo vetëm sigurinë e tij dhe të familjes, por edhe atë të qytetarëve të komunës.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen për zbardhjen e plotë të rastit dhe dënimin e autorëve të kësaj vjedhjeje.

Në fund, Kryetari Ferati bëri apel për sigurinë dhe mbrojtjen e pronës si të drejta themelore për çdo qytetar dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin që po merr nga komuniteti.

Postimi i tij:

Të nderuar qytetarë, Dua t’ju informoj se mbrëmë, shtëpia ime në Gurrakoc u bë cak i një akti të papranueshëm vjedhjeje. Persona të papërgjegjshëm kanë depërtuar me forcë, duke shkaktuar dëmtime materiale dhe duke vjedhur edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sime familjare, me vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për mua dhe familjen time.

Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune.

Humbja e trashëgimisë familjare e bënë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme, pasi përfaqëson një pjesë të historisë dhe identitetit tim personal.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në hetimin e këtij rasti. Njëkohësisht, i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti të dënueshëm. Siguria dhe mbrojtja e pronës janë të drejta themelore që duhen garantuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim. Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj në këto momente të vështira.

I juaji, Iliri