Gjykata e Tetovës e dënoi Mensur Pajazitin me dy vjet burg për vdekjen e Teodora Ristovskës 

Gjykata Themelore e Tetovës i ka shqiptuar dy vite burg Mensur Pajazitit i cili në vitin 2022 e përplasi për vdekje Teodora Ristovskën në një vendkalim për këmbësorë, shkruan Portalb.mk.  Vendimi u shqiptua sot nga Gjykata e Tetovës.  Para fillimit të seancës së sotme një grup qytetarësh u mblodhën para gjykatës në shenjë proteste për […]

Prill 7, 2025 - 17:45
 0
Gjykata e Tetovës e dënoi Mensur Pajazitin me dy vjet burg për vdekjen e Teodora Ristovskës 
Foto: Tetovoinfo

Gjykata Themelore e Tetovës i ka shqiptuar dy vite burg Mensur Pajazitit i cili në vitin 2022 e përplasi për vdekje Teodora Ristovskën në një vendkalim për këmbësorë, shkruan Portalb.mk. 

Vendimi u shqiptua sot nga Gjykata e Tetovës. 

Para fillimit të seancës së sotme një grup qytetarësh u mblodhën para gjykatës në shenjë proteste për të kërkuar drejtësi për Teodorën.

Ky rast ishte në rigjykim.

Paraprakisht Gjykata Themelore e Tetovës Pajazitin e dënoi me tre vjet e gjashtë muaj burg.

Më pas, Gjykata e Apelit ia zvogëloi dënimin në dy vjet. 

Kurse Gjykata Supreme i anuloi të dy aktgjykimet dhe e ktheu gjykimin në Gjykatën Themelore të Tetovës. 

Teodora u përplas në një vendkalim për këmbësorë më 15 gusht 2022 në Bulevardin “Video Smilevski Bato”, i njohur ndryshe si Rruga Industriale. Ajo ndërroi jetë pak ditë më pas në spital.