Gërvalla shpreh ngushëllime për vik*timat e aksidentit në ShBA

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas aksidentit tragjik në Uashington, ku humbën jetën shumë persona. Gërvalla tha se Kosova qëndron me familjet e viktimave dhe me popullin e ShBA-së. “Me tronditje dhe pikëllim të madh kemi mësuar për aksidentin tragjik në kryeqytetin e SHBA-së, i cili mori kaq

Jan 30, 2025 - 20:15
 0
Gërvalla shpreh ngushëllime për vik*timat e aksidentit në ShBA
gervalla-shpreh-ngushellime-per-vik*timat-e-aksidentit-ne-shba

gervalla-shpreh-ngushellime-per-vik*timat-e-aksidentit-ne-shba

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar pas aksidentit tragjik në Uashington, ku humbën jetën shumë persona.

Gërvalla tha se Kosova qëndron me familjet e viktimave dhe me popullin e ShBA-së.

“Me tronditje dhe pikëllim të madh kemi mësuar për aksidentin tragjik në kryeqytetin e SHBA-së, i cili mori kaq shumë jetë të pafajshme. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne qëndrojmë me ju,” ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

Ndryshe, një avion pasagjerësh i American Airlines është përplasur në ajër me një helikopter ushtarak në Washington DC. Të dy  avionët u rrëzuan në lumin “Potomac”. Avioni kishte 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, teksa tre ushtarë të ushtrisë amerikane ishin në bordin e helikopterit ushtarak. Rreth 300 reagues emergjence kanë dalë në vendin e ngjarjes, me zhytës policie dhe varka që kërkojnë në ujë për të mbijetuar./FrontOnline/