Gashi: Zërat për shkarkimin tim janë shpifje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i ka quajtur shpifje shkrimet nëpër portale për shkarkimin e tij eventual. Gashi thotë se në VLEN ka unitet dhe se po vijojnë përgatitjet për zgjedhje lokale. “Jo, relacionet brenda VLEN-it në bazë të informacioneve të mija janë të shkëlqyeshme, jashtëzakonisht të mira, punohet në një ambient shumë pozitiv, konstruktiv, […]

qershor 26, 2025 - 14:00
 0
Gashi: Zërat për shkarkimin tim janë shpifje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi i ka quajtur shpifje shkrimet nëpër portale për shkarkimin e tij eventual. Gashi thotë se në VLEN ka unitet dhe se po vijojnë përgatitjet për zgjedhje lokale.

“Jo, relacionet brenda VLEN-it në bazë të informacioneve të mija janë të shkëlqyeshme, jashtëzakonisht të mira, punohet në një ambient shumë pozitiv, konstruktiv, përgatiten për zgjedhjet lokale. Krejt këto që i thatë janë pjesë e shpifjeve, spineve, politikës ditore në të cilën nuk dua të përfshihem”, tha mes tjerash Gashi.