Gabim ose informacion i gabuar, kështu i ka vlerësuar kryeministri Mickoski tarifat e Trump për Maqedoninë

Kryeministri Hristijan Mickoski mendon se vendosja e doganës 33 përqind për Maqedoninë nga Shtetet e Bashkuara, e cila është një nga normat doganore më të larta, së bashku me Serbinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën, ka shumë të ngjarë të jetë gabim ose rezultat i informacionit të gabuar. Siç tha në konferencën e sotme për media […]

Prill 7, 2025 - 20:30
 0
Gabim ose informacion i gabuar, kështu i ka vlerësuar kryeministri Mickoski tarifat e Trump për Maqedoninë
Hristijan Mickoski/ Foto: Qeveria

Kryeministri Hristijan Mickoski mendon se vendosja e doganës 33 përqind për Maqedoninë nga Shtetet e Bashkuara, e cila është një nga normat doganore më të larta, së bashku me Serbinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën, ka shumë të ngjarë të jetë gabim ose rezultat i informacionit të gabuar. Siç tha në konferencën e sotme për media në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Mickoski pret që kjo të korrigjohet shumë shpejt, transmeton Portalb.mk.

“Ne po punojmë me partnerët tanë nga Shtetet e Bashkuara. Pres që kjo të korrigjohet shumë shpejt, që është padyshim rezultat i një lloj gabimi, apo informacioni të gabuar. Duke marrë parasysh që tregtia jonë me Shtetet e Bashkuara në vitin 2024 është në negative, domethënë jemi në deficit. Ato vende që janë në deficit praktikisht nuk e kanë këtë lloj rritje të detyrimeve”, tha Mickoski.

Mickoski ka treguar se Qeveria është në kontakt me Ambasadën Amerikane, Ministrinë e Ekonomisë dhe me kabinetin e presidentit Trump.

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski në Bruksel gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit Markoo Rubio diskutoi për daljen nga situata në të cilën SHBA-të e kanë vënë aktualisht vendin tonë.

Kryeministri nuk ka treguar se çfarë është biseduar konkretisht me partnerët nga SHBA-të, vetëm ka thënë se është një proces i ndjeshëm dhe se publiku do të informohet në detaje kur të përfundojë procesi.

“Sa i përket asaj se cila pjesë e ekonomisë do të preket, mund të them se efektet dytësore mund të jenë më të mëdha, gjegjësisht nëse, le të themi, vendet e BE-së nuk arrijnë të tejkalojnë të gjitha këto me SHBA-në, atëherë efektet do të ishin shumë më të mëdha se sa efektet parësore që i kemi drejtpërdrejt në nivel dypalësh me SHBA-në”, u përgjigj Mickoski.

Ndryshe, sipas formulës së Shtëpisë së Bardhë për llogaritjen e tarifave reciproke, deficiti në shkëmbimin tregtar merret parasysh, por vetëm në mallra dhe jo në shërbime. Kështu, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, Maqedonia në vitin 2024 ka deficit në shkëmbimin me SHBA-në nëse merren parasysh mallrat dhe shërbimet, por nëse përjashtohen shërbimet dhe merret parasysh vetëm tregtia me mallra, atëherë SHBA-ja në vitin 2024 ka deficit prej rreth 113 milionë dollarësh.

Në tabelat e “tarifave reciproke” të prezantuara nga presidenti amerikan Donald Trump, tarifat e reja reciproke të SHBA-ve ndaj Maqedonisë së Veriut do të jenë 33%, ose gjysma e doganave prej 65% nga Maqedonia ndaj SHBA-ve.