Fronti Europian kërkon dorëheqjen e Afrim Gashit

Fronti Europian kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Afrim Gashi. Një kërkesë e tillë nga Fronti Europian vjen pas deklaratave të kreut të Kuvendit ku thotë se gjuha shqipe nuk është zyrtare por gjuhë e përkthyer. Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli e shoqëruar nga deputetët tjerë të koalicionit Fronti Europian në një dalje për media tha se […]

dhjetor 27, 2024 - 12:00
 0
Fronti Europian kërkon dorëheqjen e Afrim Gashit

Fronti Europian kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Një kërkesë e tillë nga Fronti Europian vjen pas deklaratave të kreut të Kuvendit ku thotë se gjuha shqipe nuk është zyrtare por gjuhë e përkthyer. Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli e shoqëruar nga deputetët tjerë të koalicionit Fronti Europian në një dalje për media tha se në Amendamentin 5 i Kushtetutës përcakton qartë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase.