Është zgjeruar në 11 ekipi i prokurorëve që hetojnë rastin në Koçan, do të merren në pyetje 300 dëshmitarë
Duke marrë parasysh vëllimin e veprimeve që tashmë janë duke u ndërmarrë, ekipi është zgjeruar në 11 prokurorë publikë të cilët në këtë rast veprojnë sipas planit të miratuar të aktiviteteve dhe dinamikës. Kjo u bë e ditur sot pasi prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski mbajti takim koordinues me ekipin […]


Duke marrë parasysh vëllimin e veprimeve që tashmë janë duke u ndërmarrë, ekipi është zgjeruar në 11 prokurorë publikë të cilët në këtë rast veprojnë sipas planit të miratuar të aktiviteteve dhe dinamikës. Kjo u bë e ditur sot pasi prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski mbajti takim koordinues me ekipin e prokurorëve publikë, të cilët po veprojnë në hetimin e zjarrit tragjik në Koçan, transmeton Portalb.mk.
“Planet fillestare të hetimit i referohen aktiviteteve të gjera që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, por edhe veprime të tjera hetimore dhe ekspertizë të përshtatshme nga disa fusha”, thonë nga Prokuroria.
Prokurori publik Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të thellë, i cili do të shqyrtojë në detaje çdo aspekt dhe drejtim të përgjegjësisë për tragjedinë e Koçanit. Prokurorët e Koçanit gjatë ditës së sotme janë duke ndërmarrë veprime për sigurimin e provave.
Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.
- LEXO: Taravari: 16 të lënduar nga Koçani do të lirohen në shtëpi, katër në gjendje kritike pasi janë në fazën e infeksioneve
- LEXO: Nga ish ministri e deri te shitësi i biletave: Këto janë 34 të dyshuarit për zjarrin në Koçan
- LEXO: Toshkovski: Kemi ngritur kallëzime penale kundër 34 personave fizikë dhe tre juridikë
- LEXO: Prokuroria me detaje për rastin Koçani: Në mesin e të dyshuarve edhe Kreshnik Bekteshi dhe një pjesëtar i “DNK”, paraburgim për 24 persona