VLEN mirëpret mërgatën: Me “One Stop Shop” në Tabanoc, vendlindja më afër se kurrë
Vënia në funksion e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare të Tabanocit përbën një zhvillim të rëndësishëm që lehtëson kalimin kufitar, veçanërisht për mërgatën tonë që kthehet gjatë sezonit veror. Ky model, i zbatuar me sukses në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës me Republikën e Kosovës, sjell efikasitet, shpejtësi dhe më pak burokraci. […]

Vënia në funksion e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare të Tabanocit përbën një zhvillim të rëndësishëm që lehtëson kalimin kufitar, veçanërisht për mërgatën tonë që kthehet gjatë sezonit veror.
Ky model, i zbatuar me sukses në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës me Republikën e Kosovës, sjell efikasitet, shpejtësi dhe më pak burokraci. Zbatimi i tij në Tabanoc vjen si rezultat i një angazhimi të qartë politik të VLEN-it, për reforma konkrete që prekin përditshmërinë e qytetarëve.
Për ne si VLEN, qeverisja nuk është vetëm premtim, por veprim në dobi të qytetarëve.
Mërgata jonë meriton respekt dhe trajtim dinjitoz në çdo kontakt me shtetin.
Me “One Stop Shop”, vendlindja është më afër se kurrë, mirë se vini në shtëpi!