Ekonomisti Bellaqa: Qeveria është dashur ta shtyjë vendimin e ZRRe, po dëmtohen qytetarët

Ekonomisti Jakup Bellaqa ka reaguar ndaj vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.10%, duke e cilësuar si një barrë shtesë për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë. “Shtrenjtimi e vështirëson jetën e kategorive me të hyra të ulëta, si pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Prill 27, 2025 - 19:00
 0
Ekonomisti Bellaqa: Qeveria është dashur ta shtyjë vendimin e ZRRe, po dëmtohen qytetarët
ekonomisti-bellaqa:-qeveria-eshte-dashur-ta-shtyje-vendimin-e-zrre,-po-demtohen-qytetaret

ekonomisti-bellaqa:-qeveria-eshte-dashur-ta-shtyje-vendimin-e-zrre,-po-demtohen-qytetaret

Ekonomisti Jakup Bellaqa ka reaguar ndaj vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.10%, duke e cilësuar si një barrë shtesë për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë.

“Shtrenjtimi e vështirëson jetën e kategorive me të hyra të ulëta, si pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Ndikon edhe në zinxhirin furnizues të artikujve bazik jetësor,” theksoi Bellaqa për “Front Online”.

Ai shtoi se Qeveria është dashur të shtyjë këtë vendim të paktën deri vitin e ardhshëm, ndërsa ZRRE do të duhej të propozonte tarifa të përshtatura me koston reale./FrontOnline