Ekonomia po rritet, por a është kjo rritje reale dhe e qëndrueshme?

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Maqedonisë së Veriut është rritur me 3.2% në tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Enti Shtetëror për Statistikë. Me The post Ekonomia po rritet, por a është kjo rritje reale dhe e qëndrueshme? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 5, 2025 - 11:15
 0
Ekonomia po rritet, por a është kjo rritje reale dhe e qëndrueshme?

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Maqedonisë së Veriut është rritur me 3.2% në tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Enti Shtetëror për Statistikë. Me këtë performancë, vendi renditet ndër pesë ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë, shkruan Flaka Media

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritja është thuajse trefish më e madhe, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të ritmit ekonomik.

Sipas autoriteteve qeveritare, kjo rritje është rezultat i “politikave të suksesshme ekonomike” dhe një angazhimi të vazhdueshëm për zhvillim të qëndrueshëm.

Sektorët që udhëhoqën rritjen:

  • Ndërtimtaria, aktivitetet profesionale dhe teknike, administrative dhe të shërbimeve ndihmëse shënuan një rritje prej 7.1%.
  • Sektori i informacionit dhe komunikimeve u rrit me 4.8%.
  • Konsumi final i amvisërive, që përfaqëson 69% të PBB-së, u rrit me 7.1% në terma nominalë.

Qeveria e konsideron këtë si dëshmi të një “lëvizjeje të plotë përpara” të ekonomisë së vendit, krahasuar me vitet e kaluara, kur krizat ekonomike dhe pandemia e patën goditur rëndë zhvillimin ekonomik.

Sa reale është kjo rritje?

Megjithëse të dhënat janë zyrtare, Shenazi Durmishi, ekspert i ekonomisë thekson se rritja në përqindje nuk duhet të shihet në izolim – baza krahasuese e ulët nga vitet e mëparshme mund ta bëjë rritjen të duket më e madhe.

“Struktura e ekonomisë mbetet ende e brishtë, me varësi të lartë nga importet dhe remitancat. Pa reforma strukturore, kjo rritje mund të jetë momentale, jo afatgjate. Megjithatë, rritja është sinjal pozitiv për tregjet dhe një tregues që pasiguria ekonomike mund të jetë duke u zbutur”, thekson Durmishi për Flaka Media.

The post Ekonomia po rritet, por a është kjo rritje reale dhe e qëndrueshme? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .