E dhimbshme: 28 vjeçari nga Kosova vdes aksidentalisht në Zvicër

Një 28-vjeçar nga Kosova, Fluturim Rexha, që jetonte dhe vepronte në Zvicër, ka vdekur tragjikisht në një kantier ndërtimi. Sipas medieve zvicerane dhe familjarëve të të ndjerit, i njëjti vdiq në një kantier të madh ndërtimi në Schlieren të Kantonit të Cyrihut të mërkurën. Ndërsa Rexha është varrosur në fshatin e tij në Dobrosh të […]

Prill 26, 2025 - 10:00
 0
E dhimbshme: 28 vjeçari nga Kosova vdes aksidentalisht në Zvicër

Një 28-vjeçar nga Kosova, Fluturim Rexha, që jetonte dhe vepronte në Zvicër, ka vdekur tragjikisht në një kantier ndërtimi.

Sipas medieve zvicerane dhe familjarëve të të ndjerit, i njëjti vdiq në një kantier të madh ndërtimi në Schlieren të Kantonit të Cyrihut të mërkurën.

Ndërsa Rexha është varrosur në fshatin e tij në Dobrosh të Gjakovës.

Për varrimin e Rexhës ka shkruar ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila tha se Rexha ishte nxënës shembullor dhe me kulturë të lartë.

“Sot me nderimet më të larta, me pikëlim të madh i dham lamtumirën e fundit bashkëvendasit tonë të shkëlqyeshëm, ish nxënësit tonë shembullor që kurdo rrezatoi dashuri dhe kulturë të lartë njerëzore dhe qytetare, Fluturim (Ramiz) Rexha”, shkroi ajo.