Drejtori i policisë në Ferizaj takon komandantin e KFOR-it italian, situata e sigurisë vlerësohet e qetë

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, kanë takuar ditën e sotme Komandantin e Komandës së KFOR-it Italian për Rajonin Perëndimor, Kolonel Francesco Errico. Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Pllana e informoi Erricon dhe stafin e tij mbi situatën e sigurisë

shkurt 25, 2025 - 18:15
 0
Drejtori i policisë në Ferizaj takon komandantin e KFOR-it italian, situata e sigurisë vlerësohet e qetë
drejtori-i-policise-ne-ferizaj-takon-komandantin-e-kfor-it-italian,-situata-e-sigurise-vleresohet-e-qete

drejtori-i-policise-ne-ferizaj-takon-komandantin-e-kfor-it-italian,-situata-e-sigurise-vleresohet-e-qete

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, kanë takuar ditën e sotme Komandantin e Komandës së KFOR-it Italian për Rajonin Perëndimor, Kolonel Francesco Errico.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Pllana e informoi Erricon dhe stafin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë. Ai gjithashtu prezantoi disa nga aktivitetet e ndërmarra nga Policia Rajonale për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve.

Në këtë takim thuhet se u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe forcave të KFOR-it italian, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e sigurisë së përgjithshme në rajon.