Deputetja e VV-së: Unë e di që prapë kryeministër do të jetë Albin Kurti

Deputetja zgjedhur e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, dha një deklaratë të fortë pasi u regjistrua si deputete sot në Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se Qeveria do të formohet dhe se në krye të saj do të jetë Albin Kurti. “Të martën më 15 prill besoj që do të fillojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj

Prill 10, 2025 - 16:45
 0
Deputetja e VV-së: Unë e di që prapë kryeministër do të jetë Albin Kurti
deputetja-e-vv-se:-une-e-di-qe-prape-kryeminister-do-te-jete-albin-kurti

deputetja-e-vv-se:-une-e-di-qe-prape-kryeminister-do-te-jete-albin-kurti

Deputetja zgjedhur e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, dha një deklaratë të fortë pasi u regjistrua si deputete sot në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se Qeveria do të formohet dhe se në krye të saj do të jetë Albin Kurti.

“Të martën më 15 prill besoj që do të fillojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe me procedurat e tjera. Unë e di që kryeministër do të jetë Albin Kurti prapë dhe Qeveria Kurti 3 do të formohet. Kjo bëhet sigurisht nëse i kemi numrat. E unë besoj që i kemi”, tha Kryeziu- Hyseni.

Edhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes thanë se i kanë numrat, megjithatë asnjëri prej tyre nuk tregoi nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje koalicioni.