Deputetja e VV-së: Nëse ndërtimi i shtëpive për të moshuarit ka qenë në domenin e premtimeve uroj të realizohet

Lidhur me ndërtimin  e shtëpive për të moshuarit  për FrontOnline është deklaruar deputetja nga pushteti aktual Labinotë Demi-Murtezi. Demi-Murtezi tha se nuk e di nëse do të fillojë implementimi I ndonjërës nga shtëpitë dhe shtoi se këto janë projekte që marrin më shumë kohë. ‘’ Nuk e di për besë nëse  do të fillohet implementimi

dhjetor 7, 2024 - 09:15
 0
Deputetja e VV-së: Nëse ndërtimi i shtëpive për të moshuarit ka qenë në domenin e premtimeve uroj të realizohet
deputetja-e-vv-se:-nese-ndertimi-i-shtepive-per-te-moshuarit-ka-qene-ne-domenin-e-premtimeve-uroj-te-realizohet

deputetja-e-vv-se:-nese-ndertimi-i-shtepive-per-te-moshuarit-ka-qene-ne-domenin-e-premtimeve-uroj-te-realizohet


Lidhur me ndërtimin  e shtëpive për të moshuarit  për FrontOnline është deklaruar deputetja nga pushteti aktual Labinotë Demi-Murtezi.

Demi-Murtezi tha se nuk e di nëse do të fillojë implementimi I ndonjërës nga shtëpitë dhe shtoi se këto janë projekte që marrin më shumë kohë.

‘’ Nuk e di për besë nëse  do të fillohet implementimi i ndonjërës nga pesë shtëpitë. Ne po shohim lajme kohe pas kohësh nga ministri të caktuara , këto janë projekte që marrin kohë pak më shumë’’, tha deputetja për FrontOnline.

Deputetja e VV-së uroi që nëse ky ka qenë në domenin e premtimeve të realizohet Brenda këtij mandati.

‘’Urojmë që edhe kjo nëse ka qenë në domenin e premtimeve të arrihet të përmbyllet Brenda këtij mandati’’, përfundoi Demi-Murtezi.