Deputetja e AAK-së: Gërvalla i ka larguar ambasadorët me performancë të mirë
Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, shprehet se me Qeverinë aktuale diplomacia është karakterizuar me skandale të njëpasnjëshme. Kadrijaj për “Front Online” thotë se Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka larguar ambasadoret për qëllime politike. “Kjo qeveri e ka karakterizuar edhe diplomacinë me skandale dhe Gërvalla ka përdorur fshesën për qëllime


Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, shprehet se me Qeverinë aktuale diplomacia është karakterizuar me skandale të njëpasnjëshme.
Kadrijaj për “Front Online” thotë se Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka larguar ambasadoret për qëllime politike.
“Kjo qeveri e ka karakterizuar edhe diplomacinë me skandale dhe Gërvalla ka përdorur fshesën për qëllime politike duke dashtë të largojë të gjithë ambasadorët me performancë të mirë”, shprehet Kadrijaj.
Deputetja e AAK-së ka radhitur disa nga dështimet në politikën e jashtme që sipas saj kanë kanë ndodhur.
“Konkurse të paligjshme, emërime, asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata është stopuar rruga e integrimit evropian, sanksionet e BE”, vlerëson Kadrijaj.