Certifikohen katër të mitur në aftësimin profesional në QEK në Lipjan

Gjatë ditës së sotme në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan, u bë certifikimi i katër të miturve në aftësimin profesional për elektro-instalime dhe hidro-instalime. Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se ky program synon të ofrojë mundësi të reja për të miturit, duke i pajisur ata me shkathtësi praktike që mund të jenë të dobishme për të

Mars 20, 2025 - 16:45
 0
Certifikohen katër të mitur në aftësimin profesional në QEK në Lipjan
certifikohen-kater-te-mitur-ne-aftesimin-profesional-ne-qek-ne-lipjan

certifikohen-kater-te-mitur-ne-aftesimin-profesional-ne-qek-ne-lipjan

Gjatë ditës së sotme në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan, u bë certifikimi i katër të miturve në aftësimin profesional për elektro-instalime dhe hidro-instalime.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se ky program synon të ofrojë mundësi të reja për të miturit, duke i pajisur ata me shkathtësi praktike që mund të jenë të dobishme për të ardhmen e tyre.

“Certifikimi i sotëm është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur mundësitë e rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve në sistemin edukativ dhe atë profesional”, thuhet tutje në njoftim e ShKK-së. /Front Online/

Njoftimi i plotë: