Caktohet data: Më 15 prill Seanca Konstituive e Kuvendit
Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka


Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka thënë Presidenca.
Me publikimin e datës së seancës hapet rruga drejt krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Para disa ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka certifikuar rezultatet.
Bazuar në këto rezultate, prin Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind, dhe do t’i ketë 48 deputetë.
E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës, me mbi 190 mijë vota apo 20.95 për qind me 24 deputetë, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 170 mijë vota, 18.27 për qind e në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet nga 20 deputetë.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i cili ka marrë mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe në parlament do t’i ketë tetë ulëse.