Cakolli: Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” veç atëherë kur deputetët e zgjedhur japin dorëheqje

Eugen Cakolli nga KDI ka theksuar se mandati i Qeverisë është i lidhur drejtpërdrejt me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, dhe jo me përfundimin e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit. Ai shtoi se Qeveria aktuale ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e saj deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja. Për të kaluar në

shkurt 26, 2025 - 16:00
 0
Cakolli: Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” veç atëherë kur deputetët e zgjedhur japin dorëheqje
cakolli:-qeveria-kalon-ne-statusin-e-“qeverise-ne-detyre”-vec-atehere-kur-deputetet-e-zgjedhur-japin-doreheqje

cakolli:-qeveria-kalon-ne-statusin-e-“qeverise-ne-detyre”-vec-atehere-kur-deputetet-e-zgjedhur-japin-doreheqje

Eugen Cakolli nga KDI ka theksuar se mandati i Qeverisë është i lidhur drejtpërdrejt me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, dhe jo me përfundimin e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit.

Ai shtoi se Qeveria aktuale ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e saj deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja.

Për të kaluar në statusin e “Qeverisë në detyrë”, anëtarët e kabinetit që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje.

E plotë:

Mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, jo me përmbushjen e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit (22 mars).

Prandaj, Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja.

Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet Qeveria e re.