Burrat janë katër herë më të përfaqësuar se gratë në reklamat politike me pagesë në RMV
Reklamat politike me pagesë në zgjedhjet e fundit parlamentare u dominuan nga burrat. Gratë janë të nënpërfaqësuara, nuk vendoset fokus në diversitetin gjinor. Ky është përfundimi që u theksua në brifingun e sotëm me gazetarë, të organizuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri ‘Metamorfozis’ dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), transmeton Portalb.mk. Në këtë […]


Reklamat politike me pagesë në zgjedhjet e fundit parlamentare u dominuan nga burrat. Gratë janë të nënpërfaqësuara, nuk vendoset fokus në diversitetin gjinor. Ky është përfundimi që u theksua në brifingun e sotëm me gazetarë, të organizuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri ‘Metamorfozis’ dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), transmeton Portalb.mk.
Në këtë ngjarje, ekspertet Marina Tuneva dhe Biljana Bejkova prezantuan gjetjet kryesore nga monitorimi gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të fundit parlamentare lidhur me përfaqësimin e grave dhe kategorive të cenueshme sociale në mediat online (portale interneti).
Në bisedë u shqyrtuan aspektet e ndryshme të portretizimit të grave dhe kategorive të cenueshme shoqërore në fushatat e mediave online dhe në reklamat politike me pagesë.
“Gjetjet në analizë, ose më saktë monitorimi i “Metamorfozës”, që përfshinte 32 portale, rezultoi se ka komponent të barazisë gjinore. Të dhënat e monitorimit tregojnë mosbalancim gjinor në pasqyrimin e zgjedhjeve parlamentare. Kandidateve gra, edhe atyre me poste të rëndësishme, barëseve të listave, iu kushtuan dukshëm më pak vëmendje. Nga pankartat që u vendosën, 21 përqind kishin gra dhe dy partitë më të mëdha blenë dy të tretat e pankartave. Është konfirmuar se reklamat politike me pagesë dominohen nga burrat. Gratë janë më pak të përfaqësuara”, tha Bejkova.
Ajo foli edhe për përmbajtjen mediatike, përkatësisht praninë e pamjaftueshme të grave dhe barazinë gjinore.
“Edhe kandidatet gra të cilat janë të zëshme np publik, nuk e kanë shfrytëzuar fushatën për të imponuar këto tema. Raportimi ishte kryesisht sipërfaqësor, dhe në narrative kishte përforcim të stereotipave gjinore, narrativat për gratë ndërtoheshin rreth qëndrimeve patriarkale. Nuk ka konsistencë në gjuhën e ndjeshme gjinore,” shtoi Bejkova.
Profesoresha Marina Tuneva ndërkaq foli për trajtimin e grupeve të margjinalizuara në përmbajtje mediatike.
“Për sa i përket identitetit etnik, ai ka luajtur rolin e tij në politikat dhe programet që synojnë ndarjen dhe kohezionin. Ekziston një narrativ ndërkulturor për një shoqëri për të gjithë. Patriotizmi paraqitej si sinonim i progresit socio-ekonomik. Brukseli shfaqet si një qëllim unifikues, duke theksuar një të ardhme të përbashkët për të gjithë. Pastaj, ka një nënpërfaqësim të grupeve të cenueshme në narrativat politike. Mediat raportuan deklaratat e politikanëve, por pa kritika. Nëse ka tregime të dëmshme në mediat sociale, ato përforcohen kur publikohen tekstet. Një model tjetër i dukshëm është se nuk ka kontroll mbi mesazhet politike të dërguara gjatë zgjedhjeve. Ekziston një mënyrë identike e paraqitjes së këtyre narrativeve, kështu që ka shumë tekste të ngjashme në portale të shumta. Nuk tentohet të analizohet në thellësi ajo që u tha, të bëhen krahasime me të kaluarën etj”, tha Tuneva.
Sa i përket rekomandimeve, është e nevojshme të përfshihen dispozita për përfshirjen, ndalimin e gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e dinjitetit njerëzor, si dhe të sigurohet transparencë në ndarjen e fondeve shtetërore. Ekspertët presin edhe ndryshime në Ligjin për Media. Sipas tyre, nevojitet mbikëqyrje e pavarur e raportimeve politike të paguara, si dhe ndëshkime për keqpërdorimin e mjeteve shtetërore.
“Respektimi i kodeksit është i nevojshëm, buxheti duhet të shpërndahet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Mediat online duhet t’i përmbahen kornizës etike”, thanë ata.
E pyetur nëse presim të shohim të njëjtën pasqyrë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale sa i përket përfaqësimit të grave dhe kategorive të cenueshme sociale në mediat online (portalet e internetit), Bejkova vlerësoi se situata mund të jetë edhe më e keqe se ajo që ekziston tani.
“Situata është ende e keqe nga perspektiva e barazisë gjinore, por ndoshta përmes një procesi të vetërregullimit dhe nëse ka vullnet të mirë politik, ndoshta diçka mund të bëhet më mirë,” tha Bejkova.
Hulumtimi tregoi se vetëm 21 për qind e pankartave kanë pasur gra, dhe vetëm katër nga 11 parti kishin gra në pankartat e tyre fare. Nga gjithsej 44 kandidatë nga 11 partitë që ishin paraqitur në pankarta, vetëm nëntë ishin gra. Më së shumti gra u shfaqën në reklamat e dy partive më të mëdha, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, që ka të ngjarë për shkak të numrit më të madh të reklamave nga ato parti në krahasim me partitë më të vogla, gjë që bëri që një numër përgjithësisht më i madh kandidatësh të paraqiteshin në materialin reklamues.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga 120 deputetët e zgjedhur të Kuvendit të RMV-së vetëm 41 ishin gra, 8 prej tyre janë shqiptare ndërsa 33 maqedonase.
Maqedonia e Veriut në vitin 2024 për herë të parë në histori zgjodhi për presidente një grua, Gordana Siljanovska Davkovën.