Bexheti përgënjeshtron Mexhitin: Askush nuk largohet nga Fronti Europian

Koordinatori i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti, ka mohuar pohimet e zv/kryeministrit Izet Mexhiti, i cili ditë më parë deklaroi se 3 ose 4 deputetë të Frontit pritet The post Bexheti përgënjeshtron Mexhitin: Askush nuk largohet nga Fronti Europian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 19, 2025 - 23:45
 0
Bexheti përgënjeshtron Mexhitin: Askush nuk largohet nga Fronti Europian

Koordinatori i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti, ka mohuar pohimet e zv/kryeministrit Izet Mexhiti, i cili ditë më parë deklaroi se 3 ose 4 deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen koalicionit VLEN, njofton Flaka

Në një prononcim për Televizionin Shenja, Bexheti i quajti të pavërteta këto deklarime, duke theksuar se Mexhiti po flet në bazë të supozimeve personale dhe jo fakteve.

“Në kontinuitet deklaron se tre deputetë, dy deputetë – liciton me numra – pasi sigurisht niset nga parimi i vetëvetes, duke llogaritur se duhet t’i shërbejë dikujt dhe mendon se edhe deputetët tjerë do të nënshtrohen dhe do të luajnë lojën e tij, siç preferon ai ta quajë lojë, ndonëse situata është jashtëzakonisht serioze”, deklaroi Bexheti.

Ai më tej theksoi se Mexhiti, pasi doli nga BDI, është shndërruar në një “zëdhënës të VMRO-DPMNE-së”.

Bexheti gjithashtu u bëri thirrje deputetëve shqiptarë që të vetëdijësohen dhe të mos mbështesin veprimet e Qeverisë, të cilat, sipas tij, janë në thelb anti-shqiptare.

Sa i përket marrëdhënieve me Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit, Bexheti sqaroi se deri më tani nuk ekziston asnjë marrëveshje apo koalicion zyrtar me këtë parti.

Në lidhje me ndarjen e komunave dhe zgjedhjet, ai tha se ende është herët për diskutime konkrete, por përsëriti qëndrimin e Frontit Europian për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare njëkohësisht me ato lokale. Flaka Media

The post Bexheti përgënjeshtron Mexhitin: Askush nuk largohet nga Fronti Europian appeared first on Flaka, në çdo lajm... .