Bekteshi: Nesër, më shumë se kurrë, është koha për të bërë zgjedhjen e duhur

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Lendita Bekteshi, thotë se ka një vizion për Kosovën, dhe një plan të qartë dhe të realizueshëm për zhvillimin e vendit. Bekteshi thekson se vetëm bashkë mund të arrijmë ndryshime të mëdha dhe pozitive, ku shton se me mbështetjen tuaj mund të arrihet një e ardhme më e

shkurt 8, 2025 - 16:00
 0
Bekteshi: Nesër, më shumë se kurrë, është koha për të bërë zgjedhjen e duhur
bekteshi:-neser,-me-shume-se-kurre,-eshte-koha-per-te-bere-zgjedhjen-e-duhur

bekteshi:-neser,-me-shume-se-kurre,-eshte-koha-per-te-bere-zgjedhjen-e-duhur

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Lendita Bekteshi, thotë se ka një vizion për Kosovën, dhe një plan të qartë dhe të realizueshëm për zhvillimin e vendit.

Bekteshi thekson se vetëm bashkë mund të arrijmë ndryshime të mëdha dhe pozitive, ku shton se me mbështetjen tuaj mund të arrihet një e ardhme më e mirë për të gjithë.

Postimi i plotë:

Unë e kam një vizion për Kosovën, një plan të qartë dhe të realizueshëm për zhvillimin e vendit tonë. Thirrja ime për ju sot, është kontrata ime me ju nesër. Sepse, unë dua të vazhdoj t’ju shërbej me nder e përgjegjshmëri, ashtu si kam bërë gjithmonë.

Vetëm bashkë mund të arrijmë ndryshime të mëdha dhe pozitive. Me mbështetjen tuaj mund të arrihet një e ardhme më e mirë për të gjithë.

Prandaj, ju bëj thirrje të më votoni dhe të siguroheni se synimet tuaja qytetare do të ndërtohen dhe të drejtat e juaja do të realizohen.

Nesër, më shumë se kurrë, është koha për të bërë zgjedhjen e duhur.

Na priftë e mbara!
Lendita Bekteshi, 66, LDK