BE thotë se Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar statusin e mysafirit special të Kosovës në KiE

Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së

Mars 7, 2025 - 12:00
 0
BE thotë se Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar statusin e mysafirit special të Kosovës në KiE
be-thote-se-serbia-e-shkeli-marreveshjen-e-ohrit-duke-kundershtuar-statusin-e-mysafirit-special-te-kosoves-ne-kie

be-thote-se-serbia-e-shkeli-marreveshjen-e-ohrit-duke-kundershtuar-statusin-e-mysafirit-special-te-kosoves-ne-kie

Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së.

Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kërkesa në fjalë ishte në rend ditë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE më 5 mars, por u hoq papritmas nga rendi i ditës.

Zyrtarët serb e cilësuan këtë si fitore të tyre. /RTK