BDI dhe ASH në të njëjtën linjë: Qeveria ka braktisur rrugën drejt BE-së
Dy subjektet shqiptare në opozitë – Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim – kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke akuzuar The post BDI dhe ASH në të njëjtën linjë: Qeveria ka braktisur rrugën drejt BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Dy subjektet shqiptare në opozitë – Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim – kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke akuzuar ekzekutivin për braktisje të rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe për mungesë të vullnetit për reforma reale, shkruan Flaka
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka theksuar se qeveria “u humb në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, duke shtuar se një ndër shkaqet kryesore të largimit nga koalicioni qeverisës VLEN ishte pikërisht ngecja në eurointegrime dhe dështimi për të realizuar ndryshimet kushtetuese.
Në të njëjtën linjë, BDI ka publikuar një kumtesë të gjatë ku akuzon qeverinë Mickoski për rrezikimin e të ardhmes evropiane të vendit përmes një sjelljeje populiste dhe të papërgjegjshme.
“Kryeministri dhe rrethi i tij janë tërhequr krejtësisht nga dosja evropiane dhe po shkelin parimet e Marrëveshjes së Prespës”, thuhet në deklaratën e BDI-së, duke theksuar se me këtë qasje qeveria po e izolon vendin dhe po krijon tensione me fqinjët e BE-në.
Sipas BDI-së, Maqedonia e Veriut është kthyer në një vend pa mbështetje ndërkombëtare, me retorikë konfrontuese, marrëdhënie të ftohta me aleatët perëndimorë dhe një qasje të dyshimtë ndaj partneriteteve ndërkombëtare. “Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin për të udhëhequr agjendën evropiane. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, përfundon kumtesa.
Me këtë, opozita shqiptare e bën të qartë se eurointegrimi do të jetë një nga çështjet kyçe të betejës së re politike në vend.
The post BDI dhe ASH në të njëjtën linjë: Qeveria ka braktisur rrugën drejt BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .