BDI denoncon diskriminimin etnik në punësimet e fundit në CEMV Strugë dhe Hidrocentralin Shpilje
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj punësimeve të fundit në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV) në Strugë dhe në hidrocentralin “Shpilje” në Dibër, The post BDI denoncon diskriminimin etnik në punësimet e fundit në CEMV Strugë dhe Hidrocentralin Shpilje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj punësimeve të fundit në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV) në Strugë dhe në hidrocentralin “Shpilje” në Dibër, duke i cilësuar ato si diskriminuese dhe monoetnike.
Sipas BDI-së, në filialin “Drini i Zi” në Strugë janë punësuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune, të gjithë nga komuniteti maqedonas, ndërsa asnjë qytetar shqiptar nuk është përfshirë në këto angazhime, ndonëse shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në këtë zonë.
E njëjta praktikë, sipas BDI-së, është ndjekur edhe në Dibër, ku në të njëjtën ditë janë bërë 8 punësime të reja në hidrocentralin “Shpilje”, sërish pa përfshirjen e shqiptarëve.
“Ky është një model i qëllimshëm dhe i koordinuar i diskriminimit institucional që cenon rëndë parimet e përfaqësimit të drejtë dhe barazisë në punësim, të garantuara me Kushtetutë dhe ligje”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Partia shqiptare shpreh shqetësim edhe për “heshtjen bashkëpunuese” të pjesëtarëve të VLEN-it në Qeveri, të cilët sipas BDI-së, nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë vend pune për shqiptarët në këto institucione publike, ndërkohë që “shohin punësimet monoetnike të VMRO-së”.
BDI kërkon nga drejtuesit e CEMV-së dhe institucionet përkatëse të japin shpjegime publike dhe të ndërmarrin masa urgjente për të ndalur këtë që e quan padrejtësi flagrante.
“Praktikat e punësimit në ndërmarrjet publike nuk guxojnë të kthehen në mjete të favorizimit etnik apo klientelizmit partiak. Në një shtet demokratik, barazia në punësim është e drejtë themelore – jo privilegj”, thuhet në fund të reagimit. Flaka
The post BDI denoncon diskriminimin etnik në punësimet e fundit në CEMV Strugë dhe Hidrocentralin Shpilje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .