Barduani takohet me Sekretarin e Jashtëm britanik, i flet për dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy. Gjatë takimit, KFOR-i thotë se, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe

Prill 2, 2025 - 13:45
 0
Barduani takohet me Sekretarin e Jashtëm britanik, i flet për dialogun Kosovë-Serbi
barduani-takohet-me-sekretarin-e-jashtem-britanik,-i-flet-per-dialogun-kosove-serbi

barduani-takohet-me-sekretarin-e-jashtem-britanik,-i-flet-per-dialogun-kosove-serbi

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy.

Gjatë takimit, KFOR-i thotë se, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Barduani uroi gjithashtu Lammyn për kontributin e kahershëm të Britanisë së Madhe në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

Lammy takoi edhe një delegacion të kontingjentit britanik në Camp Film City, të cilit i drejtoi vlerësimin e saj për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Operacionit “Joint Enterprise”.