Bahtiri takon veprimtarin e Pajtimit të Gjaqeve: Mbështetja e tij është motivim që të punoj me përkushtim në shërbim të Kosovës

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka mirëpritur Fadil Shabanin, veprimtar në Lidhjen Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve nën udhëheqjen e Anton Çettës. Ai ka thënë se mbështetja e tij për kandidaturën për deputet është motivim i madh që të punoj me përkushtim në shërbim të Kosovës dhe popullit tonë. Postimi i plotë:

Jan 23, 2025 - 23:00
 0
Bahtiri takon veprimtarin e Pajtimit të Gjaqeve: Mbështetja e tij është motivim që të punoj me përkushtim në shërbim të Kosovës
bahtiri-takon-veprimtarin-e-pajtimit-te-gjaqeve:-mbeshtetja-e-tij-eshte-motivim-qe-te-punoj-me-perkushtim-ne-sherbim-te-kosoves

bahtiri-takon-veprimtarin-e-pajtimit-te-gjaqeve:-mbeshtetja-e-tij-eshte-motivim-qe-te-punoj-me-perkushtim-ne-sherbim-te-kosoves

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka mirëpritur Fadil Shabanin, veprimtar në Lidhjen Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve nën udhëheqjen e Anton Çettës.

Ai ka thënë se mbështetja e tij për kandidaturën për deputet është motivim i madh që të punoj me përkushtim në shërbim të Kosovës dhe popullit tonë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në odën time mikun tim të çmuar, z. Fadil Shabani nga Aqareva e Skenderajt – një njeri me vlera të larta kombëtare dhe një shembull i përkushtimit ndaj atdheut.

Veprimtaria e tij në Lidhjen Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve nën udhëheqjen e Anton Çettës, angazhimi në celulat e para të UÇK-së, dhe shërbimi i tij 40-vjeçar në arsim, e bëjnë Fadilin një figurë të respektuar.

Mbështetja e tij sot për kandidaturën time është motivim i madh për mua, që të punoj me përkushtim në shërbim të Kosovës dhe popullit tonë.

Na priftë e mbara bashkë për fitoren cep më cep!

#agimbahtiri81
#500K
#LVV118