ASH – Sela kërkon ndërhyrje urgjente për punësimin e mantelbardhëve: “Tetova, simbol i padrejtësisë”
Aleanca për Shqiptarët (ASH), e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka reaguar ndaj trajtimit që po u bëhet punëtorëve shëndetësorë në institucionet publike, duke akuzuar qeverinë aktuale dhe ish-ministrin Arben Taravari The post ASH – Sela kërkon ndërhyrje urgjente për punësimin e mantelbardhëve: “Tetova, simbol i padrejtësisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aleanca për Shqiptarët (ASH), e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka reaguar ndaj trajtimit që po u bëhet punëtorëve shëndetësorë në institucionet publike, duke akuzuar qeverinë aktuale dhe ish-ministrin Arben Taravari për zvarritje të pajustifikueshme dhe keqmenaxhim politik të sektorit.
ASH thekson se punëtorët dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë janë lënë në një situatë të pasigurt punësimi, pa kontrata të rregullta dhe me status të paqartë, çka po ndikon rëndë në funksionimin e sistemit publik shëndetësor dhe në motivimin e profesionistëve të rinj.
“Loja e pakuptimtë mes qeverisë, ish-ministrit Taravari dhe drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë ka degraduar figurën e mantelbardhëve dhe po e shkatërron të ardhmen e sistemit shëndetësor. Të rinjtë profesionistë po largohen drejt shteteve të tjera për mungesë të perspektivës këtu,” thuhet në reagimin e ASH-së.
ASH e akuzon drejtpërdrejt edhe partnerët e koalicionit të VLEN për “ndryshim të çakorduar dhe të paaftë”, që sipas tyre e kanë thelluar krizën.
“Ndryshimi i premtuar ka rezultuar me më shumë pasiguri dhe degradim të statusit të punonjësve shëndetësorë. Sot ata janë në çdo institucion pa kontratë të rregullt dhe pa të ardhme të qartë.”
ASH kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë, me një pikë të vetme në rend dite: punësimi i menjëhershëm dhe me vendim i të gjithë personelit të mesëm shëndetësor, duke nisur nga Tetova – qyteti ku, sipas tyre, padrejtësia është më e theksuar.
“Nëse sot i neglizhojmë mantelbardhët, nesër do të na mungojë vetë shpresa për një sistem shëndetësor funksional,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Flaka Media
The post ASH – Sela kërkon ndërhyrje urgjente për punësimin e mantelbardhëve: “Tetova, simbol i padrejtësisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .