Arifi nga Partia e Ashkalinjëve Për Integrim: S’kemi vija të kuqe për askënd pas 9 shkurtit
Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim për FrontOnline, ka folur rreth formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Arifi potencon se kjo parti dhe ai nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike shqiptare. ”Jo s’kam asnjë vijë të kuqe paraprakisht’’, thotë ai. Arifi deklaron se ishin pjesë e Qeverisë


Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim për FrontOnline, ka folur rreth formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Arifi potencon se kjo parti dhe ai nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike shqiptare.
”Jo s’kam asnjë vijë të kuqe paraprakisht’’, thotë ai.
Arifi deklaron se ishin pjesë e Qeverisë Kurti ll dhe mund të jenë pjesë e Qeverisë Kurti lll.
‘’’Ne kemi qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2 dhe mund të jemi pjesë e Qeverisë Kurti 3’’, tha ai.
Sipas tij, do i shohin rrethanat për atë se çka do iu ofrohet pastaj.
‘’Për momentin jemi të fokusuar vetëm me Kurtin, por çka ofrohet ndërkohë i shohim rrethanat”, deklaroi Bekim Arifi nga PAI.