Apartamenti 500 mijë euro i Françeska Muratit përfshihet nga flakët

Pasditen e së dielës, apartamenti i ish-banores së “Big Brother VIP”, Franceska Muratit, është përfshirë nga flakët Ngjarja ka ndodhur në një nga komplekset më të njohura të momentit në Tiranë. Sipas burimeve për Iconstyle, zjarri ka shpërthyer në banesën e Muratit, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet tregojnë flakët që dalin nga ballkoni dhe […]

qershor 23, 2025 - 11:00
 0
Apartamenti 500 mijë euro i Françeska Muratit përfshihet nga flakët

Pasditen e së dielës, apartamenti i ish-banores së “Big Brother VIP”, Franceska Muratit, është përfshirë nga flakët

Ngjarja ka ndodhur në një nga komplekset më të njohura të momentit në Tiranë.

Sipas burimeve për Iconstyle, zjarri ka shpërthyer në banesën e Muratit, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet tregojnë flakët që dalin nga ballkoni dhe një tym i dendur që përhapet në katin përkatës.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo nga vetë Franceska Murati, ndërkohë që raportimet e para konfirmojnë se nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri.

Shkaqet e përfshirjes së apartamentit nga flakët mbeten ende të paqarta.