Anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s vizituan kazermën “Ilinden” Shkup
Anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të cilët ndodhen për vizitë disaditore në vendin tonë, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski e vizituan kazermën “Ilinden” në Shkup, transmeton Portalb.mk. Delegacioni u prit nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, gjeneralë në Armatë, si dhe përfaqësues të […]


Anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të cilët ndodhen për vizitë disaditore në vendin tonë, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski e vizituan kazermën “Ilinden” në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Delegacioni u prit nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, gjeneralë në Armatë, si dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.
Gjatë vizitës, anëtarët e KP-së së NATO-s patën mundësinë të ndjekin disa ushtrime demonstruese të Armatës, të cilat treguan stërvitjen e pjesëtarëve të Armatës në kryerjen e skenarëve komplekse.Pas së cilës në Shtëpinë e Armatës u informuan për zhvillimin e Armatës së Maqedonisë dhe mbrojtjen “Ky përvjetor shërben si përkujtim se vendi ynë në Aleancë është rezultat i punës shumëdekadëshe, ndërsa e ardhmja jonë është ndërtuar në parimet e mbrojtjes kolektive, solidaritetit dhe bashkëpunimit” theksoi gjenerali Lafçiski.
Kujtojmë se dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në takimin me Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kërkoi mekanizëm që nuk do të lejojnë që mosmarrëveshjet bilaterale të bëhen pengesë në të ardhmen. Ai theksoi se vendi po zbaton reforma të thella në sektorin e mbrojtjes, duke përfshirë edhe sigurinë kibernetike.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbushi plot 5 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020, vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.