Ali Ahmeti uron Edi Ramën: “Ti do ta çosh Shqipërinë në Europë”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i është drejtuar me një letër urimi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe për rolin e The post Ali Ahmeti uron Edi Ramën: “Ti do ta çosh Shqipërinë në Europë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 19, 2025 - 11:15
 0
Ali Ahmeti uron Edi Ramën: “Ti do ta çosh Shqipërinë në Europë”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i është drejtuar me një letër urimi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe për rolin e tij në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, transmeton Flala

Në një mesazh vëllazëror, Ahmeti ka theksuar se nuk kishte mënyrë më të mirë për të shpallur fitoren e “Shqipërisë Europiane” sesa nga sheshi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në prani të krerëve të shteteve europiane.

“U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë,” shkruan Ahmeti, duke shtuar se është i bindur që Rama do t’ia dalë me sukses dhe se ai personalisht do ta mbështesë në këtë rrugëtim.

Ahmeti kujtoi bashkëpunimet e shumta mes tyre gjatë viteve të fundit, duke përmendur gjuhën shqipe si zyrtare në Maqedoninë e Veriut, korridorin 8, heqjen e kufirit, abetaren e përbashkët dhe shumë iniciativa të tjera të rëndësishme për shqiptarët në rajon.

Në përfundim të mesazhit, kreu i BDI-së i bën thirrje për vazhdim të rrugës së integrimit dhe pajtimit, duke theksuar se “koha po dëshmon se të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese.”

“Edi, kemi ende shumë punë për të bërë. Të përqafoj si vëllau vëllain,” e përmbyll mesazhin e tij Ali Ahmeti, duke e cilësuar Ramën si një mik dhe partner të rëndësishëm në rrugën drejt së ardhmes europiane të shqiptarëve në të gjitha trojet. Flaka Media

The post Ali Ahmeti uron Edi Ramën: “Ti do ta çosh Shqipërinë në Europë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .