Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, një nga të lënduarit dërgohet në QKUK

Një person e ka humbur jetën si pasojë aksident mes një treni dhe një veture që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Jagodë të Klinës. Po ashtu nga ky aksident i rëndë janë lënduar edhe tre persona, njëri prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë është nisur drejt QKUK-së. Lidhur me

Prill 13, 2025 - 16:30
 0
Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, një nga të lënduarit dërgohet në QKUK

Një person e ka humbur jetën si pasojë aksident mes një treni dhe një veture që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Jagodë të Klinës.

Po ashtu nga ky aksident i rëndë janë lënduar edhe tre persona, njëri prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë është nisur drejt QKUK-së.

Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga Emergjenca e Spitalit Rajonal.

“Tre persona janë pranuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal pas aksidentit. Janë dy gra dhe një burrë. Ky i fundit është nisur drejt QKUK-së në Prishtinë, për shkak të natyrës më të rëndë të lëndimeve. Ai ka frakturë serike të brinjëve dhe të dorës”, ka deklaruar për Klankosova.tv shefi i Emergjencës Besnik Ibraj.