Abdixhiku takohet me Ali Ahmetin: Gjuha shqipe e historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm në RMV

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin. Sipas njoftimit të LDK-së në këtë takim është diskutuat për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Njoftimi i plotë: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë

dhjetor 17, 2024 - 14:15
 0
Abdixhiku takohet me Ali Ahmetin: Gjuha shqipe e historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm në RMV
abdixhiku-takohet-me-ali-ahmetin:-gjuha-shqipe-e-historia-e-shqiptareve-perbejne-identitet-te-patjetersueshem-ne-rmv

abdixhiku-takohet-me-ali-ahmetin:-gjuha-shqipe-e-historia-e-shqiptareve-perbejne-identitet-te-patjetersueshem-ne-rmv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.

Sipas njoftimit të LDK-së në këtë takim është diskutuat për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.

Kryetari Abdixhiku dhe z. Ahmeti diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në një kohë kur stabiliteti dhe zhvillimi rajonal mbeten të rëndësishme për të dyja vendet.

Duke njohur kontributin e z. Ahmeti dhe të BDI-së për forcimin e rolit politik të shqiptarëve, kryetari Abdixhiku vlerësoi domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunumit ndërshqiptar.

Shqiptarët janë faktor vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut. Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm, theksoi Abdixhiku.

Z. Ahmeti çmoi lart rolin historik të LDK-së dhe të Presidentit Rugova në pavarësimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit. Po ashtu, z. Ahmeti vlerësoi lart lidershipin e kryetarit Abdixhiku në procesin e rikthimit të forcës elektorale të LDK-së, si dhe i uroi sukses në zgjedhjet e 9 shkurtit.