Abdixhiku në Ditën së Kushtetutës: Mbrojtja e saj është përgjegjësi e secilit prej nesh

Me rastin e shënimit 17-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ardhur me një mesazh urimi. “Sot, në Ditën e Kushtetutës, ne nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik – dokumentin që mishëron aspiratat historike të qytetarëve tanë për liri, barazi dhe drejtësi” shkruan Abdixhiku

Prill 9, 2025 - 13:15
 0
Abdixhiku në Ditën së Kushtetutës: Mbrojtja e saj është përgjegjësi e secilit prej nesh
abdixhiku-ne-diten-se-kushtetutes:-mbrojtja-e-saj-eshte-pergjegjesi-e-secilit-prej-nesh

abdixhiku-ne-diten-se-kushtetutes:-mbrojtja-e-saj-eshte-pergjegjesi-e-secilit-prej-nesh

Me rastin e shënimit 17-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ardhur me një mesazh urimi.

“Sot, në Ditën e Kushtetutës, ne nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik – dokumentin që mishëron aspiratat historike të qytetarëve tanë për liri, barazi dhe drejtësi” shkruan Abdixhiku në mesazhin e urimit

“Sot, 17 vite pas, jemi të thirrur edhe të reflektojmë thellë. Shkeljet e Kushtetutës të përsëritura dhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj Gjykatës Kushtetuese janë sinjal i qartë i praktikave që e rrënojnë rendin demokratik dhe e largojnë shtetin nga parimet mbi të cilat është ndërtuar. Kjo nuk është thjesht çështje ligjore – është plagë për demokracinë tonë dhe për besimin e qytetarëve në drejtësi. Nuk mund dhe nuk duhet ta lejojmë më këtë. Mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjësi e secilit prej nesh që beson në një Kosovë të drejtë, të barabartë dhe demokratike”