“A na e ka mësy Rusia, a çka po ndodh?”, deputetët e AAK-së befasuan pushtetin në seancën e orëve të natës – Konjufca ironizon

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet në orët e vona të natës, për miratimin me procedurë të përshpejtuar të një sërë projektligjesh në shqyrtim të parë dhe të dytë, njërën prej të cilave u thirr edhe seancë e jashtëzakonshme. Seanca e rregullt plenare kishte nisur punimet nga ora 14:00 dhe në rend dite kishte 27

dhjetor 6, 2024 - 11:00
 0
“A na e ka mësy Rusia, a çka po ndodh?”, deputetët e AAK-së befasuan pushtetin në seancën e orëve të natës – Konjufca ironizon
“a-na-e-ka-mesy-rusia,-a-cka-po-ndodh?”,-deputetet-e-aak-se-befasuan-pushtetin-ne-seancen-e-oreve-te-nates-–-konjufca-ironizon

“a-na-e-ka-mesy-rusia,-a-cka-po-ndodh?”,-deputetet-e-aak-se-befasuan-pushtetin-ne-seancen-e-oreve-te-nates-–-konjufca-ironizon

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet në orët e vona të natës, për miratimin me procedurë të përshpejtuar të një sërë projektligjesh në shqyrtim të parë dhe të dytë, njërën prej të cilave u thirr edhe seancë e jashtëzakonshme.

Seanca e rregullt plenare kishte nisur punimet nga ora 14:00 dhe në rend dite kishte 27 pika, por ajo zgjati deri rreth orës 23:50, pas kërkesës së deputetëve të Vetëvendosjes për shmangie të afateve të caktuara për hedhjen edhe në shqyrtim të dytë të një sërë projektligjesh për të cilat u tha se janë me rëndësi për votim.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar punimet në Kuvendi gjatë natës së 5 dhjetorit, pa praninë e asnjë deputeti të opozitës. Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita, të cilët e kanë cilësuar këtë akt si një “puç parlamentar” dhe shkelje të praktikave demokratike.

Por dy deputetë të AAK-së, më vonë u shfaqën në seancë. Bëhet fjalë për shefin e  Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri dhe bashku me deputetin Pal Lekaj.

Konjufca ironizoi duke i përgëzuar që kanë vendosur të vijnë në seancë në ato orë të vona, çka shkaktoi të qeshura të shumta. E  Tahiri i AAK-së, pyeti pushtetin se çka po bëjnë në këro orë të vona.

“Çka jeni dukë bërë.  Sinqerisht, a jeni duke e ditë çka jeni duke bërë. Qysh more seancës të jashtëzakonshme në pik të natës, pa arsye. A na e ka mësy Rusia a Kina… “, tha Tahiri.

Kurse kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili iu drejtua Tahirit me ironi: “E prej atje je ardh me na kallxu diçka që e lexuam në Facebook”.