Unioni i Shoqatave të Gostivarit në Mërgim: Një vit betejë – Kjo fitore është për të gjithë shqiptarët!

Shqiptarët e regjistruar në diasporë janë pjesë e barabartë e popullsisë së Maqedonisë së Veriut! Vendimi historik i datës 25 qershor 2025 nga Gjykata Kushtetuese i jep fund ndarjes diskriminuese The post Unioni i Shoqatave të Gostivarit në Mërgim: Një vit betejë – Kjo fitore është për të gjithë shqiptarët! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 27, 2025 - 23:45
 0
Unioni i Shoqatave të Gostivarit në Mërgim: Një vit betejë – Kjo fitore është për të gjithë shqiptarët!

Shqiptarët e regjistruar në diasporë janë pjesë e barabartë e popullsisë së Maqedonisë së Veriut! Vendimi historik i datës 25 qershor 2025 nga Gjykata Kushtetuese i jep fund ndarjes diskriminuese të qytetarëve në “Rezident” dhe “Jo Rezident”, e cila, sipas vendimit, ishte kundërligjore dhe në kundërshtim me barazinë kushtetuese, transmeton Flaka

Në një reagim publik, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim shpreh falënderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë atyre që u angazhuan për këtë çështje jetike, duke veçuar:

Deputetin Skender Rexhepi – Zejdi, i cili inicioi çështjen në Gjykatën Kushtetuese;
Prof. Osman Kadriun, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili pati komunikim të vazhdueshëm me Unionin dhe kontribuoi në procesin e vendimmarrjes.

“Ne, qytetarët e regjistruar në vitin 2021, jemi të njëjtë. Ndarja në Rezident dhe Jo Rezident ishte e padrejtë dhe e dëmshme”, thuhet në deklaratën e Unionit.

Çfarë bëri Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për çështjen e Regjistrimit të vitit 2021?

26.07.2024: Reagim ndaj ministrit maqedonas për uljen e përqindjes së shqiptarëve nga 29.5% në 24.3%.

24.10.2024: Reagim publik dhe kërkesë ndaj institucioneve shtetërore dhe politike që të përdorin shifrat e popullsisë së përgjithshme dhe jo vetëm të banorëve rezidentë.

27.10.2024: Letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit, për ndërhyrje dhe mbështetje politike në mbrojtje të numrave të diasporës shqiptare të përfshirë në regjistrim.

31.10.2024: Deklaratë publike për këshilltarët shqiptarë në Gostivar, për të unifikuar një qëndrim të përbashkët në mbrojtje të 93,956 banorëve të regjistruar (kundrejt 59,770 që njiheshin zyrtarisht).

07.12.2024: Kërkesë zyrtare drejtuar Kryetarit të Këshillit të Gostivarit për ta pranuar numrin e plotë të banorëve të regjistruar sipas Censusit 2021.

25.03.2025: Letër ankese për mungesën e solidaritetit të këshilltarëve për çështjen e regjistrimit, në kontrast me qëndrimin e bashkuar për tragjedinë e Koçanit.

20.05.2025: Kërkesë drejtuar deputetëve shqiptarë, veçanërisht atyre nga rajoni i Gostivarit, për të mos lejuar kalimin e ligjeve që kategorizojnë padrejtësisht qytetarët.

Në këtë betejë, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim nuk ka pushuar për asnjë moment. Nga korriku 2024 deri në qershor 2025, është bërë një luftë e pandalshme institucionale, publike dhe kombëtare.

“Ne nuk merremi me politikë, por kërkojmë të drejtat që na takojnë si qytetarë të barabartë, sepse kontribuojmë për të mirën e vendit,” thuhet më tej në reagim.

Kjo fitore është për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për Gostivarin. Dhe një apel për të ardhmen:
“Mos lejoni më që të përsëritet një padrejtësi e tillë! Mërgata të jetë gjithmonë e bashkuar!”

Në përfundim, Unioni shpreh kënaqësi dhe krenari që falë këtij angazhimi, përfitimi është i përgjithshëm për të gjithë vendbanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

The post Unioni i Shoqatave të Gostivarit në Mërgim: Një vit betejë – Kjo fitore është për të gjithë shqiptarët! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .