U rritën vdekjet e dhunshme në Maqedoninë e Veriut, dominuan vdekjet nga aksidentet

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e vdekjeve të dhunshme gjatë vitit 2024. Për 24 përqind është rritur numri i vdekjeve të dhunshme, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2024, numri i personave të vdekur nga vdekjet e dhunshme është zmadhuar për 24.0% krahasuar me vitin paraprak dhe arrijnë në 511 vdekje. […]

qershor 25, 2025 - 22:30
 0
U rritën vdekjet e dhunshme në Maqedoninë e Veriut, dominuan vdekjet nga aksidentet
Kufomë. Foto: RichLegg në Canva

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e vdekjeve të dhunshme gjatë vitit 2024. Për 24 përqind është rritur numri i vdekjeve të dhunshme, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2024, numri i personave të vdekur nga vdekjet e dhunshme është zmadhuar për 24.0% krahasuar me vitin paraprak dhe arrijnë në 511 vdekje. Të vdekurit nga vdekjet e dhunshme përbëjnë 2.5% të mortalitetit të përgjithshëm”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në listën e vdekjeve të dhunshme, dominojnë vdekjet nga aksidentet (78.5 %), vetëvrasjet (17.4 %) dhe vrasjet (4.1 %). Më shumë viktima janë meshkujt.

“Në kategorinë “vrasje”, rastet tek të cilët vdekjet  kanë ardhur si pasojë e tentimit për të shkaktuar lëndime trupore me të shtënë nga një tjetër armë zjarri tjetër e pa shënuar “ka pjesëmarrje më të lartë me 1.6% të numrit të përgjithshëm të rasteve me vdekje të dhunshme”, raportoi Enti.