Tjetër skanal në Çair, reagon BDI: Mijëra euro pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy

Mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet Mexhitit, Kaltrina The post Tjetër skanal në Çair, reagon BDI: Mijëra euro pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 15, 2025 - 20:30
 0
Tjetër skanal në Çair, reagon BDI: Mijëra euro pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy

Mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet Mexhitit, Kaltrina Zekolli Shaqirit. Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy. Afër 9 mijë euro i janë lëshuar kësaj kafiterie që kur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre, për më pak se 1 vit. Fqinjët e intervistuar nga Portalb-i thanë se kafiteria më së shpeshti frekuentohet nga aktivistë të Lëvizjes Demokratike. Komuna e Çairit s’i komenton transaksionet e vjetra, thotë se në vitin 2025 aty janë ushqyer sportistët e Çairit kur kanë pasur gara, gjithashtu nuk përgjigjet se pse vetëm ky lokal ndër vite kryen këtë ‘shërbim’ për ata, pa ju dhënë mundësi bizneseve tjera, shkruan Portalb.mk.

Kompania “NEAR 2015” ka pranuar në mënyrë të vazhdueshme transaksione parash nga 110 mijë deri në 130 mijë denarë nga Komuna e Çairit. Portalb-i zbuloi se në fakt pas kësaj kompanie qëndron kafiteria në Çair që shërben edhe ushqim të shpejtë, e njohur si “1sh”, që është në pronësi të Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre nga radhët e Lëvizjes Demokratike.

Klienti më i rregullt i këtij lokali në vitet e fundit ka qenë stafi nga Komuna e Çairit. Shuma të mëdha parash janë harxhuar në “1sh” nën arsyetimin e shërbimeve me kafe dhe ushqim të shpejtë, por në mënyrë jotransparente dhe pa konkurrencë.

Afërsisht 30 mijë euro apo 1 milion e 800 mijë denarë ka inkasuar kjo kafiteri nga taksapaguesit e Çairit për katër vite e gjysmë. Portalb-i grumbulloi dhe kalkuloi të gjitha këto transaksione.

'Screenshot' nga Open-Fianances, disa nga transaksionet për kafiterinë 1sh.
‘Screenshot’ nga Open-Finances, disa nga transaksionet për kafiterinë 1sh.

Marrëveshje sy-më-sy: Çfarë thotë ligji? 

Pagesat për këtë kafiteri, Komuna e Çairit i ka kryer nga kontoja për reprezentacion, mjete të cilat planifikohen për çdo vit në buxhetin bazë.

Ligji për prokurime publike zbatohet vetëm nëse vlera e shërbimit tejkalon disa pragje. Sipas nenit 40, paragrafi 1 i këtij ligji, në sektorin publik klasik (ku hynë edhe komunat), dispozitat e ligjit duhet të zbatohen në procedura për shërbime vlera e të cilave është 1 mijë euro apo më e lartë.

Kjo do të thotë se përderisa vlera e shërbimeve për reprezentacion (katering, shërbime të restorantit) për një vit apo për një marrëveshje tejkalon shumën prej 1 mijë euro, komuna është e obliguar që të zbatojë procedurë për prokurim publik, sipas ligjit.

Vetëm gjatë vitit 2024, Komuna e Çairit ka ndarë 825.410 denarë apo 14.416 euro për këtë kafiteri. Përpos kësaj, ka pasur raste kur vlera e parave të lëshuara për një ditë ka tejkaluar vlerën prej 1 mijë eurove, edhe atë 2 mijë euro për një ditë.

Ligji gjitashtu, në nenin 40, paragrafi 3 në mënyrë decide ndalon ndarjen e prokurimeve, “Organi nënshkrues nuk mund të bëje ndarje të porosive në disa të posaçme, në mënyrë që të ulet vlera e porosisë dhe të mos zbatohet ky ligj”. Nëse ekziston nevojë e vazhdueshme për një shërbim, komuna duhet ta vlerësojë shumën vjetore dhe në bazë të asaj të zbatojë procedurë përkatëse të prokurimit publik.

Sipas kësaj, Komuna e Çairit ka vepruar në kundërshtim të dispozitave të këtij ligji si dhe parimeve bazë të cilat janë transparenca, konkurenca, trajtimi i barabartë dhe mosdiskriminimi i operatorëve ekonomik, në këtë formë, pamundësohet që bizneset tjera të konkurojnë për ofrimin e shërbimeve.

Pronarja e “1sh”, zëvendësministre, bashkëpartiake e kryetarit të komunës dhe njeri i afërt i Izet Mexhitit

Kaltrina Zekolli Shaqiri është pronare e kafiterisë me ushqim të shpejtë ‘1sh’. Ajo fitoi pronësinë e plotë pasi bashkëshorti i ndërroi jetë në vitin 2022 ndërsa aktualisht është zëvendësministre e Transportit, e propozuar nga Lëvizja Demokratike.

Pas lajmit të publikuar në Portalb, BDI ka raguar duke thënë se shpreh shqetësim të thellë për “skandalin e radhës në Komunën e Çairit”, ku mijëra euro nga buxheti publik janë derdhur në kafiterinë e zëvendësministres Kaltrina Zekolli-Shaqiri, pa shpallje publike dhe në shkelje të Ligjit për Prokurime Publike, transmeton Portalb.mk.

“Ky rast dëshmon qartë abuzimin me paranë publike, favorizimin e bizneseve të lidhura me zyrtarë të Lëvizjes Demokratike dhe kapjen e institucioneve nga një rrjet i organizuar politik që përdor pushtetin për interesa të ngushta. Kafiteria “1sh”, e njohur si seli alternative e Mexhitit dhe Ganiut, ka përfituar mbi 30 mijë euro nga Komuna e Çairit – vetëm këtë vit mbi 14 mijë euro, pa konkurrencë e transparencë. Abuzimet në Çair shtrihen edhe te ndërtimet pa leje, lejimi selektiv i ndërtimeve shumëkatëshe dhe keqpërdorimi i pronës publike, gjithnjë në shërbim të rrethit politik të Visar Ganiut dhe VLEN-it”, thanë nga BDI.

Ndryshe, Portalb paraprakisht njoftoi se, mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet Mexhitit, Kaltrina Zekolli Shaqirit. Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy.

Kompania “NEAR 2015” ka pranuar në mënyrë të vazhdueshme transaksione parash nga 110 mijë deri në 130 mijë denarë nga Komuna e Çairit. Portalb-i zbuloi se në fakt pas kësaj kompanie qëndron kafiteria në Çair që shërben edhe ushqim të shpejtë, e njohur si “1sh”, që është në pronësi të Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre nga radhët e Lëvizjes Demokratike.

The post Tjetër skanal në Çair, reagon BDI: Mijëra euro pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy appeared first on Flaka, në çdo lajm... .