Të zgjedhur nga partia, jo nga populli – Të emëruar nga qeveria, jo nga sovrani!
Në politikë, legjitimiteti i vërtetë nuk matet me postet që dikush ka mbajtur, por me përballjen me qytetarët dhe me votën e sovranit, shkruan Flaka. Kjo është ajo që ndan The post Të zgjedhur nga partia, jo nga populli – Të emëruar nga qeveria, jo nga sovrani! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në politikë, legjitimiteti i vërtetë nuk matet me postet që dikush ka mbajtur, por me përballjen me qytetarët dhe me votën e sovranit, shkruan Flaka. Kjo është ajo që ndan liderët realë nga emërimet politike.
Një pjesë e figurave që sot përpiqen të sfidojnë liderin e ASH-së, Arben Taravari, kanë pasur poste publike apo partiake, por pa kaluar asnjëherë nëpër testin e vërtetë: zgjedhjet.
Arben Fetai, për shembull, ka qenë aktiv në politikë si kuadër i ASH-së, por asnjëherë nuk ka garuar në zgjedhje për të matur peshën e tij elektorale. Emërimi i tij si zëvendëskryeministër ishte një zgjedhje politike e bërë nga vetë Taravari, që më parë e kishte edhe shef kabineti. Ai nuk është zgjedhur nga populli – por është emëruar nga partia dhe qeveria.
Azir Aliu, aktualisht ministër në qeverinë LSDM-BDI-ASH, ka kaluar nga të qenit këshilltar i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në një emërim si ministër përmes marrëveshjes politike – sërish pa kaluar në filtrin e votës qytetare.
Syrija Rashidi ka mbajtur poste publike, por vetëm një herë është zgjedhur me vota – atëherë si kandidat në listën embyllur të ASH-së kur drejtohej nga Ziadin Sela. Më pas, pozicionet e tij kanë qenë rezultat i emërimeve dhe jo i përballjes me elektoratin.
Bashkim Bakiu është i vetmi nga ky grup që ka tentuar të legjitimohet përmes votës së qytetarëve. Si kandidat për kryetar komune nga Lëvizja Besa në Saraj në vitin 2021, ai garoi kundër Blerim Bexhetit, por humbi. Elektorati foli dhe ai nuk fitoi besimin për të udhëhequr.
Mimoza Musa është një emër më i ri në politikë dhe në vitin 2024 u zgjodh deputete përmes listës së mbyllur të ASH-së në kuadër të koalicionit VLEN. As ajo nuk ka kaluar përmes një gare direkte me votuesin, por përmes përzgjedhjes së brendshme partiake.
Këto janë figurat që sot përfaqësojnë një krah brenda ASH-së që u përjashtuan së fundmi nga kuvendin partiak,, atë që po tenton të sfidojë legjitimitetin e një lideri që ka dalë përballë popullit, që është votuar nga strukturat, që ka mbështetje të gjerë në terren dhe që po e udhëheq ASH-në nëpërmjet një procesi të qartë demokratik dhe të hapur.
Pesha e tyre elektorale? E munguar. Të zgjedhur nga partia, jo nga populli. Të emëruar nga qeveria, jo nga sovrani.
Në një demokraci funksionale, nuk janë emrat në letra që bëjnë diferencën, por legjitimiteti që vjen nga vota. Dhe në këtë betejë për drejtimin e ASH-së, është më se e qartë se fuqia reale qëndron me Arben Taravarin, në terren, me popullin dhe me strukturat. Flaka Media
The post Të zgjedhur nga partia, jo nga populli – Të emëruar nga qeveria, jo nga sovrani! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .