Tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë shitet për një euro për kilogram

Qilimi i kuq nga shkallët e ndërtesës ku mbahet Festivali i Filmit në Kanë ndryshohej çdo ditë nga 13 deri më 24 maj, kohëzgjatja e eventit, dhe tani ofrohet në shitje me një çmim prej një euro për kilogram. Një ton e gjysmë i materialit sintetik të kuq mbi të cilin ecën nga yje të […]

qershor 10, 2025 - 11:00
 0
Tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë shitet për një euro për kilogram

Qilimi i kuq nga shkallët e ndërtesës ku mbahet Festivali i Filmit në Kanë ndryshohej çdo ditë nga 13 deri më 24 maj, kohëzgjatja e eventit, dhe tani ofrohet në shitje me një çmim prej një euro për kilogram.

Një ton e gjysmë i materialit sintetik të kuq mbi të cilin ecën nga yje të shumtë të kinemasë botërore këtë vit po merr një jetë të re në Marseille në duart e stilistëve, për nevojat e trupave teatrale ose sfilatave të modës, shkruan francezja Le Figaro.

“Ne e shesim si një ‘qilim të thjeshtë e të hollë’, jo si një ‘qilim të Kanës’”, shpjegoi për AFP-në Jeanne Re, koordinatore e Reserve des Arts, një shoqatë që riciklon mbeturinat për qëllime krijuese.

“Ne nuk po e shesim këtë pëlhurë për qëllime marketingu, sepse do të shitet me të njëjtin çmim pavarësisht. Qëllimi është ta bëjmë atë të disponueshme për sa më shumë anëtarë të jetë e mundur”, vazhdoi ajo.

“Këto janë artikuj që nuk ishin të destinuar për ripërdorim. Duke i ricikluar ato, ne kontribuojmë në uljen e ndikimit mjedisor të disa ngjarjeve, për të cilat menaxhmenti i Festivalit është shumë i vetëdijshëm”, tha Re.

“Ne bëjmë çanta dore klasike nga qilimi i Kanës, por edhe çanta për shishe vere, kapele, kuti për syze – copa mjaft unike”, shpjegoi Elsa Ramouni-Yordikian, një kliente e Reserve des Arts dhe sekretare e shoqatës Les Nippones, e cila ka përdorur pjesë të qilimit të famshëm për riciklim për më shumë se katër vjet.