Takim në Shkup: Ahmeti mirëpret Ramën – Osmani: Fryma Evropiane do të vijë edhe këndej

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Shkup në samitin e liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të një ngjarjeje të The post Takim në Shkup: Ahmeti mirëpret Ramën – Osmani: Fryma Evropiane do të vijë edhe këndej appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 1, 2025 - 00:45
 0
Takim në Shkup: Ahmeti mirëpret Ramën – Osmani: Fryma Evropiane do të vijë edhe këndej

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Shkup në samitin e liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të një ngjarjeje të rëndësishme politike dhe diplomatike, shkruan Flaka

Mbrëmjen e së hënës, Kryeministri Rama takoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetarët Bujar Osmani dhe Bajram Rexhepi.

Takimi është cilësuar nga Osmani si “thelbësor për koordinimin rajonal dhe përshpejtimin e perspektivës evropiane”.

“Fryma evropiane po forcohet në Ballkan dhe do të vijë edhe këndej. Me Ramën diskutuam për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen evropiane dhe për sfidat që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë,” – shkroi Osmani pas takimit.

Vizita e Ramës në Shkup ndodh në një moment politik delikat në Maqedoninë e Veriut, me tensione ndëretnike në rritje dhe kritika për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet pas ndërrimit të pushtetit.

Nikoqiri, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka publikuar fotografi nga pritja zyrtare, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për të lobuar për interesat dhe politikat e vendit.

“Sonte pata nderin të jem mikpritës i liderëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian. Shkupi është nikoqir i një ngjarjeje me rëndësi, dhe këtë rast po e shfrytëzojmë për të lobuar për interesat dhe politikat maqedonase,” ka deklaruar Mickoski.

Ngjarja shihet si një mundësi kyçe për avancimin e dialogut rajonal dhe përforcimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane, në një kohë kur perspektiva e integrimit evropian për vendet e rajonit mbetet një nga temat më të diskutuara. Flaka

The post Takim në Shkup: Ahmeti mirëpret Ramën – Osmani: Fryma Evropiane do të vijë edhe këndej appeared first on Flaka, në çdo lajm... .