Siljanovska Davkova: Papa Françeskun do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pas vdekjes së papa Françeskut në faqen e saj të Fejsbukut ka shkruar se pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme. “Si papë i popullit, ai uroi familjen e krishterë për ringjalljen e Krishtit dhe këtë mëngjes qetë shkoi […]

Prill 22, 2025 - 13:30
 0
Siljanovska Davkova: Papa Françeskun do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pas vdekjes së papa Françeskut në faqen e saj të Fejsbukut ka shkruar se pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme.

“Si papë i popullit, ai uroi familjen e krishterë për ringjalljen e Krishtit dhe këtë mëngjes qetë shkoi në përjetësi. Unë megjithatë, pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme”, porositi Siljanovska Davkova.

Vitin e kaluar presidentja Siljanovska Davkova, gjatë vizitës disaditore në Romë dhe Vatikan, me rastin e shënimit të 24 Majit – Ditës së iluministëve mbaresllovenë, mbajti takim me papa Françeskun. Në takim, mes tjerash, ranë dakord për mbështetjen e Vatikanit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe për të qenë shembull i dialogut religjioz.